“Hetimi do të vazhdojë”/ Zheji: SPAK, ndihmë indirekte e Berishës! Minxhozi: Ligji është i barabartë për të gjithë

schedule20:37 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 20:37 - 19 Dhjetor, 2023

Në emisionin “Real Story” në ABC, analisti Artur Zheji u shpreh se deri më tani procedurat e SPAK, kanë qenë në mënyrë indirekte një ‘ndihmë’ ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai theksoi se hapat e drejtësisë ndaj ish-kryeministrit duhet të ishin të sakta dhe të painterpretueshme.

“Fakti është që po procedohet kundër Sali Berishës, ish-presidentin ish-kryeministër, natyrë e fortë, natyrë që në faza të caktuara ka destabilizuar Shqipërinë. Brezi jonë e di mirë ’97 dhe e ka mallkuar atë periudhë të tmerrshme. Meqë personi është i veçantë në këtë rast dhe ka një rol drejtues të rëndësishëm në opozitë, me procedura juridike ndaj tij bëhet me veprime më perfekte. Unë opinioni publik duan që hapat e drejtësisë ndaj këtij personi, them që do të duhet të ishin të pastra dhe të painterpretueshme. Them që këtu SPAK ka treguar ndrojtje, por ka qenë një ndihmë indirekte e Berishës”, tha Zheji.

Skënder Minzhozi: A mundet një vendim, një masë e instancave të drejtësi të reklamohet me mitingje, konferenca duke anatemuar dhe sharë. E dimë ofoqin që ka zotëria, por ligji është i barabartë të gjithë siç thotë Kushtetuta. Si i bëhet, kësaj shkolle të keqe që po jep Berisha? Krijon që precedent për të gjithë politikanët që vijnë.

Artur Zheji: Rastin e Saliut e shohim si mëkatar, por nëse mëkaton edhe drejtësia çfarë të presim. Ne luftojmë për drejtësi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!