Hetimet për vetëvrasjet e pacientëve të prekur me Covid-19, prokuroria asnjë konkluzion

schedule19:11 - 30 Nëntor, 2020

schedule 19:11 - 30 Nëntor, 2020

Lidhur me rastet e vetëvrasjeve të pacientëve me Covid-19 tek “Shefqet Ndroqi”, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur dosjen e hetimeve për rastin e Hasan Mirës i cili u vetëhodh nga ballkoni i spitalit më 2 shtator të këtij viti. Sipas Prokurorisë nuk është gjetur asnjë indicie që shtetasi Mira është keqtrajtuar apo iu dha mjekimi jo I duhur.

Ndërkohë për 3 rastet e tjera të pacientëve që janë hedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi” dhe spitali Infektiv, hetimet vijojnë nga ana e Prokurorisë.

Më konkretisht bëhet fjalë për pacientin 29-vjeçar që u vetëhodh me 13 gusht, rasti tjetër I një 52-vjeçari me 1 nëntor po tek “Shefqet Ndroqi”, ndërsa me 10 nëntor u hodh një 69-vjeçar tek spitali Infektiv. Ndërkohë rasti më i fundit ishte ai i pacientit 60-vjeçar që u vetëhodh ditën e sotme tek Sanatoriumi./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!