Hetimet për “Russiagate”, vjen dënimi i parë/Burg avokatit holandez

schedule19:15 - 3 Prill, 2018

schedule 19:15 - 3 Prill, 2018

Në Shtetet e Bashkuara është dënuar personi i parë në kuadër të hetimeve mbi lidhjet e supozuara të presidentit Donald Trump me Rusinë. Avokati holandez Alex van der Zëaan, 33 vjeç, është dënuar me 30 ditë burg pasi ka gënjyer hetuesit më lidhje me pozicionin e një prej asistentëve të Trump. Van der Zëaan është dhëndri i një prej njerëzve më të pasur të Rusisë dhe ishte personi i 19-të i akuzuar nga hetuesi i posaçëm Robert Mueller. Sidoqoftë, padia ndaj tij nuk i referohet fushatës elektorale të vitit 2016 dhe për momentin ndaj presidentit Trump nuk ka një akuzë zyrtare. Në seancën gjyqësore të mbajtur të martën, avokati është gjobitur gjithashtu me 20 mijë dollarë dhe dënuar me dy muaj lirim me kusht. Holandezi i ka zyrat e tij ligjore në Londër dhe më parë ka punuar për një sërë firmash ndërkombëtare të njohura. Në mars Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj 19 shtetasve rusë, 13 prej të cilëve të akuzuar në kuadër të hetimit të Mueller, nën akuzën e ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale përmes sulmeve kibernetike./abcnews.al