Hetimet për “Onkologjikun”, mjeku Edmond Gashi merret sërish në pyetje nga SPAK

schedule15:11 - 3 Tetor, 2024

schedule 15:11 - 3 Tetor, 2024

TIRANË- Të enjten është paraqitur në SPAK për të dhënë deklarime mjeku Edmond Gashi, në lidhje me hetimet që po kryhen për “Onkologjikun”.

Prokuroria e Tiranës, pas hetimeve të kryera, ka akuzuar mjekun Gashi se ka qenë një nga personat kryesor, i cili ka ngritur skemën e abuzimit në spitalin e Onkologjikut.

Sipas hetimeve, dyshohet se pacientët në spitalin publik liheshin pa shërbim falas në mënyrë që të orientoheshin më pas drejt privatit, konkretisht në klinikën “Megis” në Astir.

Kjo klinike ishte në pronësi të onkologut Edmond Gashi, i cili aktualisht ndodhet me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Për këtë çështje po hetohen dhe persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë kontribuuar duke u dhënë “jetë” abuzimeve të tilla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!