Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit, Ahmetaj del nga SPAK: Sqarova pozicionin tim

schedule17:46 - 22 Qershor, 2023

schedule 17:46 - 22 Qershor, 2023

Ish-ministri Arben Ahmetaj këtë të enjte është thirrur në SPAK, ku ka qenë i shoqëruar nga avokati tij Henrik Ligori.

Gazetari Erma Vija raporton për ABC News se ish ministri i Finance qëndroi  në ambientet e SPAK për 5 orë ku thuhet se u pyet në lidhje me akuzat për koncesionin për Inceneratorin e ELbasanit, ku prokuroria e posaçme ka kryer disa hetime.

Ahmetaj nuk pranoi të flasë për mediat, ndërsa është shprehur se ka sqaruar pozicionin e tij.

Ndër të tjera rezulton se SPAK po heton në lidhje me akuzat që janë ngritur për Ahmetaj për korrupsion, shpërdorim detyre dhe për pastrim parash, gjithashtu po hetohet roli që Ahmetaj në cilësinë  e ministrit të Finacave në dhënien e koncesionit për inceneratorin e Elbasanit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!