Hetimet për inceneratorët, Vangjeli: Komisioni fasadë, na largoi nga e vërteta

schedule14:02 - 28 Shkurt, 2022

schedule 14:02 - 28 Shkurt, 2022

Teksa flet për hetimet për inceneratorët, analisti Lorenc Vangjeli pohon se komisioni hetimor ishte një fasadë, një shfaqje që në vend të afronte publikun te e vërteta, e distancoi më shumë.

Në një intervistë për “ABC Live”, Vangjeli thotë se qëllimi u komisioneve hetimore nuk ishte gjetja e së vërtetës, por plotësimi i interesave partiake të Partisë Demokratike.

Lexo edhe: Lufta, mbërrijnë në Serbi refugjatët e parë nga Ukraina

Lorenc Vangjeli: Komisioni duket perfekt, i bukur në pamje të parë por nuk ka shije. Komisioni ishte një shfaqje e cila nuk mund të bënte dot asgjë. Përkundrazi dëmtoi hetimin penal, dekonspiroi provat.
Trembi, intimidoi dëshmitarë. Në komisionin hetimor nuk u tha asgjë e re. Nuk ishte qëllimi për të gjetur të vërtetë. Qëllimi i komisionit hetimor ishte për të treguar që ajo ishte opozitë në këtë vend. Nuk jemi një hap më afër të së vërtetë, të vërtetë i kemi hedhur një jorgan të trashë./abcnews.al/