Hetimet për inceneratorët, Tabaku: SPAK rezultate të mira, por duhet më shumë vullnet

schedule15:15 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 15:15 - 14 Dhjetor, 2022

Hetimet për inceneratorët kanë qenë pjesë e bisedës së zhvilluar në studion e ABC Live me deputeten e PD Jorida Tabaku, e cila ishte dhe kryetare e komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët.

Në bisedën e zhvilluar me gazetaren Sibora Bitri, Tabaku u shpreh që ka bërë 12 kallëzime në SPAK.

‘Kam pasur disa komunikime, u thërrita dhe për të dëshmuar në pozicionin e paditësit, kam pasur atje bashkëpunim shumë të mirë, kam bërë 12 kallëzime në SPAK. Në momentin që isha atje kam parë të rinj brilantë, që po ndërtohet diçka e mirë, por kjo kërkon vullnet’ u shpreh Tabaku.

Sipas saj, gjërat në SPAK po ecin shumë ngadalë dhe duhet vullnet që reforma në drejtësi të funksionojë.

‘Sot kemi rezultate të mira, por e di që ka më shumë, dhe shqiptarët këtë presin’, u shpreh Tabaku.

Sipas Tabakut ‘me komisionin hetimor arritëm të provojmë shumë gjëra që sot kanë dalë të vërteta’.

Por për të, dosja është copëzuar, në tre inceneratorë të veçantë të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës si dhe është bërë dhe copëzimi i kallëzimeve për subjekte të ndryshme politike, duke sjellë shpërndarje të përgjegjësisë./Abcnews.al. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!