Hetimet për 21 janarin/ Salvator Kacaj në SPAK: Kam qenë në protestë, tregova çfarë ndodhi

schedule10:45 - 18 Nëntor, 2024

schedule 10:45 - 18 Nëntor, 2024

Ish-kreu i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj është paraqitur mëngjesit e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme.

Gazetari Ermal Vija tha për ABC News së Kacaj është thirrur nga prokurorët e posaçëm në kuadër të hetimeve për 21 janarin.

Në kohën që është zhvilluar demostrata, Kacaj ka marrë pjesë si protestues.

Isha i thirrur për cështjen e 21 janarit, si person që kam dijeni. Kam qenë pjesëmarrës i protestës më 21 janar. Tregova çfarë ka ndodhur në protestë asgjë më tepër, si person që kam dijeni.” tha ai në një prononcim për mediat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!