Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hetimet për “21 Janarin”/ Në SPAK vëllai i Hekuran Dedës, një prej viktimave

schedule10:10 - 28 Janar, 2025

schedule 10:10 - 28 Janar, 2025

Në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) është thirur vëllai i Hekuran Dedës, një prej vimtimave të 21 janarit.

Zabit Deda, prej orës 10:00 është thirrur nga prokurori i posaçëm, Alfred Shehu që po kryen veprime hetimore mbi vrasjet e 4 protestuesve më 21 janar 2011.

“Ditën e sotme është thirrur në SPAK, Zabit Deda. Prej orës 10:00 është thirrur vëllai i Hekuran Dedës. Zabit Deda do të japë sqarime përballë prokurorit Alfred Shehu”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija .



Spak është duke kryer veprime të shumta hetimore në lidhje me 3 vepra penale për të cilin është rregjistruar edhe hetimi, duke nisur nga ajo e vrasjes në rrethana cilësësuese, shpërdorim detyre dhe veprime që perngojnë zbulimin e së vërtetës.

Prej të paktën 6 muaj SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimor përfshi edhe marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni siç janë edhe ish-drejtuesi i policisë së shtetit në kohën kur ndodhën vrasjet Hysni Burgaj apo ish-zëvëndësi i tij Agron Kuliçaj. Po kështu kaseta me audio-rregjistrimin  e dorëzuar nga familjarët në spak ku dëgjohen urdhërat e e drejtuesve të gardës për të qëlluar mbi turmën e protestuesve, po i nënshtrohet një ekspertizë pranë laboratorit të spak për të provuar origjinalitetin e saj.

Gjithashtu janë thirrur në prokurori edhe anëtarë dhe deputetët apo ish-deputetë të partisë socialiste që kanë marrë pjesë në organizimin e protestës së zhvilluar 14 vite më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!