Hetimet e SPAK për politikanët/ Kara: Jo më peng i njerëzve të korruptuar, duhet të ndahemi nga e kaluara

schedule18:38 - 15 Nëntor, 2024

schedule 18:38 - 15 Nëntor, 2024

Avokati Romeo Kara tha se nuk duhet të jemi më peng i njerëzve të korruptuar dhe se duhet të ndahemi nga e kaluara. I ftuar në “Tirana Live”, duke folur për çështjen e ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja, ai u shpreh se duhet bërë një “check up” i të gjithë qeverisjes dhe ish qeverisjes.

Ai i krahasoi partitë me ‘banda kriminale’, që sipas të cilit, nuk duhet të futen në zgjedhje.

“Rëndësi për ta ka pasur ruajtja e privilegjeve sesa premtimi i dhënë popullit dhe njerëzve. Për këtë kam shprehur që korrupsioni duhet të barazohet me tradhëtinë. Jemi përpara një grope financiare dhe me pensionet që për mua shkak është korrupsioni këto 30 vite. Nuk mund të rrimë peng i këtyre njerëzve që pasi kanë vjedhur, duan të mbajnë këtë pushtet me thonj për interesat e tyre.

Të gjithë këta persona duhet të përballen me drejtësinë dhe të mos merren më me politikë. Të treja partitë politike janë si organizata kriminale, kam folur deri dje dhe për Ilir Metën kur arrestimi i tij është i mangët. Nuk janë lider opozite, janë lider bandash. Po flas ligjërisht dhe nga ana e etikës. Po të shohim këtë analizë është ajo që kam thënë këto 3 vitet e fundit që partitë janë financuar në mënyrë të jashtëligjshme. Nuk e di si mund të futen në zgjedhje, ligjërisht nuk duhet të jenë në zgjedhje.”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!