Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hetimet e 21 janarit/ Ish-prokurori: Ina Rama më largoi 20 ditë pas ngjarjes, serveri i kamerave të kryeministrisë u formatua dy herë

schedule20:36 - 17 Nëntor, 2025

schedule 20:36 - 17 Nëntor, 2025

TIRANË- Ish-prokurori Ervin Karanxha, një nga hetuesit kryesorë të ngjarjes së 21 janarit 2011, i ftuar në emisionin “Real Story” foli mbi mënyrën se si u menaxhuan hetimet për vrasjen e katër qytetarëve para Kryeministrisë, më 21 janar 2021.

Ai tregoi se 20 ditë pas ngjarjes, ish-kryeprokurorja Ina Rama e ka larguar nga procesi, veprim që siç tha ai nuk ka qenë dakord.

“Kemi bërë detyrën tonë. Me urdhër të ish-prokurores së përgjithshme Ina Rama jam marrë me protestuesit. Ajo bëri një riformatim të grupit hetimor dhe shtoi një tjetër për arsye organizative. Unë nuk kam qenë dakord, sepse kam qenë prokuror i vendngjarjes”, deklaroi Karanxha.

Ai kritikoi faktin që disa veprime të rëndësishme procedurale janë bërë me shumë vite vonesë, mes tyre dhe marrja në pyetje e Lulzim Bashës, i cili atëherë mbante postin e Ministrit të Brendshëm.

“A është normale të pyetet Lulzim Basha pas 15 vitesh? Kjo është skandal”, u shpreh ai, duke nënvizuar se vonesa të tilla kanë cenuar procesin hetimor.

Më tej, Karanxha dha detaje të rëndësishme edhe për administrimin e provave filmike, duke zbuluar se serveri i kamerave të Kryeministrisë është përpunuar në mënyrë që të mos mund të rikuperohej. Ai thekson se serveri i kryeministrisë është kopjuar.

“Serveri i kamerave është formatuar dy herë, në mënyrë të atillë që nuk mund të merreshin më të dhëna. Është bërë një kopjim, është marrë videoja që kishte dhe më pas serveri është formatuar. Duhej të ishin kryer veprimet e duhura para 15 viteve. Pse kjo çështje është lënë kështu?”, tha ai.

Ish-prokurori theksoi se viktimat e 21 janarit ndodheshin në tërheqje në momentin e të shtënave dhe se përdorimi i armëve të zjarrit ishte në kundërshtim me ligjin.

“Ka qenë një moment kur përdorimi i armëve ka qenë në kundërshtim me ligjin për armët e zjarrit, i cili lejon përdorimin vetëm në kushte vetëmbrojtjeje”, përfundoi Karanxha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!