Kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli është thirrur të mërkurën në prokuroinë e posaçme.
Numri një i bashkisë do të japë sqarime përballë prokurorit Elvin Gokaj në lidhje me hetimet e nisura për dëmshpërblimet që kanë përfituar banorë të Bashkisë së Kamzës nga tërmeti i 2019-tës.
Një tjetër hetim lidhet edhe me tyenderin e zhvilluar nga kjo bashki sa i takon pastrimit të qytetit. Mësohte se deri në këtë fazë, nuk ka ndonjë emër konkret që është marrë në hetim, ndërsa Suli pritet të japë sqarime si person që ka dijeni për një vepër penale.
SPAK po kryen hetime ndaj kryebashkiakut dhe zyrtarëve të bashkisë,për disa vepra penale duke nisur nga ajo e “Ushtrimit të të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike./abcnews.al/