Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hetim për influencerat që fshehin të ardhurat/ Tatimet: Në sitë 100 individë, 33 milionë euro të padeklaruar

schedule14:26 - 25 Qershor, 2025

schedule 14:26 - 25 Qershor, 2025

SHQIPËRI- Nis hetimi ndaj 100 individëve apo subjekteve që dyshohen për mosdeklarimin e të ardhurave të përfituara nga platformat sociale si Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google dhe PayPal.

Drejtoria e Tatimeve ka konstatuar nga verifikimet paraprake se vlera totale e të ardhurave të padeklaruara kap shifrën e 33 milionë eurove.

Më herët Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kërkuar të gjithë shqiptarëve që kanë fituar para nga rrjetet sociale, t’i deklarojnë ato në deklaratën Individuale të të Ardhurave (DIVA), në mënyrë që të mos penalizohen.

Të ardhurat e fituara nga platformat online duhet të deklarohen dhe mbi to aplikohet edhe tatimi prej 15%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!