Hetim pasuror për Fatos Tushen/ SPAK dyshon për fshehje pasurie, nuk justifikon një apartament në bregdet

schedule10:25 - 10 Prill, 2024

schedule 10:25 - 10 Prill, 2024

Ish-kryetari I bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe i dënuar më parë për shpërdorim detyre dhe shkelje te barazise ne tendera, po hetohet nga prokuroria e posaçme edhe per fshehje pasurie. Tushe  u paraqit të mërkurën në SPAK i shoqeruar nga avokati i tij. Spak ka dyshime se Tushe ka fshehur dhe nuk ka deklaruar një apartmanet që ndodhet në bregdet.

Fatos Tushe u arrestua ne korrik te vitit 2021 me urdhër të prokurorisë së posaçme me dyshin se abuzoi me nje tender per pastrimin e një kanali vadites me vlere rreth 240 mije euro. Po kështu ish-kryebashkiaku u akuzua edhe për shperdorim detyre per dhënien e nje leje ndertimi në kundërshti me ligjin dhe abuzimin për furnizimin e automjeteve private me karburantin e bashkise.

Në pranga përfunduan edhe disa vartes te tij pas pergjimeve disa mujore te SPAK.

Në shkallen e pare Tushe u denua me 2 vite e 4 muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës ndersa Apeli i shtoi edhe 1 vit burg duke e rikthyer ne qeli pasi e gjeti fajtor edhe për shkelje të barazisë në tendera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!