Presidenti i vendit Ilir Meta vetëm pak minuta pas nisjes së protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në Bulevardin Dëshmorët e kombit ka bërë thirrje që të mos përdoret dhunë.
Kreu ishtetit përmes një postimi në Facebook, shkruan se është gati të bashkëpunojë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën.
Lexo edhe: Nis protesta për shembjen e Teatrit Kombëtar
Postimi i plotë:
Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar. Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën.
Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu. Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë./abcnews.al