“Hetim disiplinor për prokurorët dhe gjyqtarët”, Metani: ILD do të përballet me të gjitha shkeljet

schedule11:12 - 8 Shkurt, 2020

schedule 11:12 - 8 Shkurt, 2020

Inspektori i Lartë Drejtësisë, Artur Metani në një komunikim për mediat deklaroi se ILD është një institucion i pavarur, ndërsa theksoi se çdo interes i juristëve që duan të kontribuojnë në drejtësi do të vlerësohet maksimalisht. Metani theksoi se komunikimi për mediat do të jetë shumë transparent.

“Janë rreth 27 vende vakante të cilat do të prezantohen në faqen zyrtare, online. I bëj thirrje të gjithë juristë që duan të kontribojnë në drejtësi të aplikojnë dhe çdo interes i tyre do të vlerësohet plotësisht. ILD ka vullnetin të përballet me të gjitha shkeljet. Për shkak të mugesës së inpektimit për një kohë të gjatë, ILD-së do ti kalojë një volum i madh ankesash rreth ku rreth 900 prej tyre të trashëguara”, tha Metani duke theksuar se prioritet kanë ankesat që po u skadon afati 5 vjeçar, i njohur si koha limit e shqyrtimit pasi më vonë parashkruhet.

Më tej ai theksoi se nga data 1 shkurt 2020 kanë filluar ankesat e para të cilat kërkojnë një analizë të plotë. Ai u shpreh se ILD brenda kapaciteteve po planifikon një plan masash afatshkurtër. “Në ushtrim të funksioneve Kushtetuese ILD do ti japë prioritet inspektimit. Të shmangemi nga emrat, rëndësi ka fenomeni përveç emrave publikë ka edhe emra jo publikë ka disa gjykata në të cilat ka ndodhur dhe inspektimi i parë do jetë tematik për të parë ku po ndodh ky fenomen, do bëj publike edhe rastet ku do ndërhyhet dhe si do ndërhyhet”, u shpreh ai.

Gazetarja Glidona Daci raportoi për “ABC News” se kreu u ILD-së, Artur Metani gjithashtu theksoi se ka nisur një shkresë për hetim disiplinor ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Fokusi kryesor sipas tij do të jenë te vendimet gjyqësorë që kanë të bëjnë me lirimet me kusht.  ILD do të merret me masat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!