Heshtje në Partinë e Lirisë/ Arrestimi i Ilir Metës, pritet mbledhje nga anëtarët

schedule15:20 - 21 Tetor, 2024

schedule 15:20 - 21 Tetor, 2024

Heshtje në Partinë e Lirisë pas arrestimit të kreut të saj, Ilir Meta.

Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja raporton se jashtë godinës nuk ka mbështetës. Mësohet se anëtarët e partisë do të zhvillojnë një mbledhje.

“Partia e Lirisë, momentalisht, rreth godinës nuk ka mbështetës, por anëtarët do të kenë mbledhje mes tyre. Nuk është as Erisa Xhixho, as Tedi Blushi. Në fund të mbledhjes pritet edhe një reagim. Ditën e djeshme ishte duke ngjitur malet e Kosovës, ditën e sotme iu vendosën prangat. Nga PL, së fundmi nuk ka pasur akuza të ashpra dhe të vazhdueshme ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Nga ana e PD në selinë e PL, ka ardhur vetëm një përfaqësues, Klevis Balliu. Pritet një mbledhje nga ana e kësaj partie për veprimet në vijim”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!