Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhje e pjeshme vendore/ Gara për kryetar, 13 kandidatë për 5 të zgjedhur lokalë

schedule08:42 - 8 Nëntor, 2025

schedule 08:42 - 8 Nëntor, 2025

Te dielen e 9 nentorit, ne 5 bashki te vendit qytetaret do te votojne per kryebashkiakun e ri.

Në garë janë 13 kandidatë nga Partia Socialiste dhe opozita.

Keto zgjedhje te pjesshme lokale erdhen si pasojë e largimit te kryebashkiakeve, dy si ministra ne qeveri, dy te tjere si deputete ne parlament dhe nje doreheqje e Ermal Dredhes ne Vlore.

Mazhoranca ka perzgjedhur 5 profile te uleta politike per kandidatë ne keto zgjedhje, kurse opozita nuk nxori kandidate te saj, por te pavarur.

Në Vlorë, dorëheqja e Ermal Dredhës çoi bashkinë ne zgjedhje të parakohshme. PS zgjodhi për kandidate Brunilda Mersinin, e cila sapo kishte pranuar mandatin e deputetes nga zgjedhjet e 11 majit.

Nga opozita jane dy kandidatë. Dionis Sota i pavarur por i mbështetur nga PD, dhe Gjergji Nika, demokrati i cili nuk mbështetet nga partia por do te dublojë kandidatin tjetër opozitar.

Në këtë qark, PD në fushatë mbeti edhe pa drejtues politik, me doreheqjen e Bujar Leskajt.

Në Tepelenë, pas 3 mandatesh me fitore bindëse Tërmet Peçi u largua nga bashkia për te shkuar në parlament.

PS kandidon aty me Gramoz Sakon, ish kreun e Gardës, që përballë do të ketë një kandidat 26-vjeçar të pavarur e mbështetur nga PD, Gabriel Guma.

Në Berat, Ervin Demo la postin për tu bërë deputet e emëruar ministër. Vendin e tij do tentojë ta marrë ish-zëvendesi i tij në Bashki, Ervin Ceca.

Përballë do të ketë kandidatin e pavarur të mbështetur nga opozita, kreun e një shoqatë kulturore në Berat, Pavlo Shkarpa.

Në Cërrik, e njëjta tablo. Andis Salla u largua për tu emëruar ministër bujqësie, dhe vendin e tij do tentojë ta marrë ish-zevendesi i tij në bashki, florenc doka.

Përballë ka dy kandidatë nga opozita, mjekun amarildo hoxha të mbështetur nga pd, dhe eligert hima nga shqipëria bëhet.

Dhe bashkia e fundit, Mati. Agron Malaj la bashkine per parlamentin, dhe vendin e tij tenton ta marre kandidati socialist Altin Bojni.

Ne kete bashki, nje socialiste, Suzana Pasha ka vendosur si e pavarur te rivalizoje ish partine e saj, partine socialiste.

Kurse opozita kandidon me te pavarurin eduart brahilika.

Në këto zgjedhje, kanë te drejte vote 334 mijë qytetarë. Gjysma e këtyre janë në Vlorë, 171 mijë, bashkia më e madhe ku do të ketë zgjedhje më 9 nëntor.

Në Berat, 82 mijë, në Cërrik, 38 mije, Mat 29 mijë dhe Tepelena, bashkia më e vogël, me 12 mije zgjedhës.

Kostoja e këryre zgjedhjeve nga kqz është përllogaritur në 1.6 milionë euro. Do të ketë vetëm identifikim elektronik, jo votim elektronik dhe as nga Diaspora.

Të pestë këto bashki herën e fundit janë fituar nga PS, kurse mandati i fituar nga kryebashkiakët e rinj më 9 nëntor do të jetë më pak se 2 vjeçar, deri në zgjedhjet e ardhshme në pranveren e 2027.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!