Pas fitores në Çair dhe Tetovë, dy nga bastionet me luftën më të ashpër elektorale mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për lokalet e 19 tetorit, tensionet mes dy kampeve nuk janë ulur.
Përkundrazi, VLEN ka intensifikuar qëndrimin e saj kundër Aleancës Kombëtare për Integrim të Ali Ahmetit. Sipas tyre, zgjedhjet ishin lokale, por disfata e Aleancës Kombëtare për Integrim ishte kombëtare.
Në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, analisti Sefer Selimi tha se “VLEN” ka pasur një rezultat mjaft të mirë në komunën e Çairit.
Ndërsa për “heshtjen” e Ali Ahmetit, ai e lidh më një riorganizim strategjik këtij të fundit, apo riorganizim të strukturës partiake.
“VLEN mundohet të imponojë një atmosferë fituese. Gjithsesi jemi ende në fushatë dhe VLEN dëshirojë të vë në dukje fitore. Komunën e Çairit arritën ta mbrojnë nga sfidat. Kjo periudhë ka qenë interesante në aspektin e triumfalizmit të VLEN edhe pse nuk është diçka që duhet ti gëzojë, dhe heshtjen e liderëve të AKI. Heshtjen e lexoj në aspektin e riorganizimit strategjik të zotit Ahmeti ose një riorganizim të strukturës partiake që është në balotazh për t’u rikthyer në garë pas 10 ditësh. Entuziazmit e VLEN e kuptoj që duan të elektrizojnë dhe ta kapitalizojnë me fitore. Gara është e hapur…”, tha mes të tjerash ai.
/abcnews.al/

