Herri zbulon problemet e panjohura shëndetësore të Mbretit Karl III

schedule09:15 - 12 Maj, 2023

schedule 09:15 - 12 Maj, 2023

Mbreti Karl III përmes përfshirjes së tij në polo ka pësuar lëndime në qafë dhe shpinë. Sipas Herrit dhe librit të tij “Spare”, ai ka vuajtur shumë.

Megjithatë, monarku i Mbretërisë së Bashkuar duhej të shkonte në operacion në vitin 1990 dhe madje ky operacion duhej mbajtur sekret! Karli III u plagos në shtyllë, ndërsa sipas infermieres së tij ai kishte plagosur më herët edhe bërrylin nga një rënie nga kali.

Mbreti Karl III iu nënshtrua një operacioni për tre orë dhe sigurimi dhe ndihmësit e tij personal ishin pranë tij! Monarku kaloi një javë në spital.

Kur ra nga kali në vitin 2001, ai ishte 52 vjeç. Kali i tij bëri një kërcim të papritur gjatë një udhëtimi, sipas një zëdhënësi të Pallatit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!