Heronjtë e rinj të Francës, momenti kur disa të rinj shpëtojnë një familje nga zjarri në banesë

schedule15:37 - 31 Mars, 2021

schedule 15:37 - 31 Mars, 2021

Një grup të rinjsh në qytetin francez të Nantes janë kthyer në “heronj” pasi shpëtuan një familje, kur apartamenti i tyre u përfshi nga zjarri.

Pamjet dramatike tregojnë  të rinjtë duke ngjitur në fasadën e ndërtesës dhe duke ndihmuar familjen të shpëtojnë nga banesa e tyre në katin e tretë të dielën pasdite.

Në fund të ndërtesës u vendosën dyshekë dhe foshnja gjashtë muajshe e çiftit u hodh në vend të sigurt. Bebja  u dërgua në spital në një gjendje kritike por thuhet se po shërohet.

Një nga të rinjtë e përfshirë në shpëtim, Tahmid, i tha faqes në internet të Ouest-France se vendimi për të hedhur foshnjën nga ballkoni ishte “zgjidhja e fundit e mundshme” ndërsa tymi dilte nga ndërtesa në rrethin Bottière të Nantes.

Zjarri gjithashtu u përhap në banesa të tjera në ndërtesë dhe zjarrfikësit shpëtuan disa persona të tjerë, përcjell abcnews.al.

Kenza Zekkar, udhëheqësja e organizatës lokale të të rinjve Bien-être et solidarité Pays de la Loire, i tha BBC se ajo kishte organizuar shpëtimin e familjes ndërsa banorët lokalë prisnin të mbërrinte shërbimi zjarrfikës.

Burri i saj ishte midis të rinjve që u ngjitën jashtë ndërtesës për të ndihmuar familjen, tha ajo.

Organizata e saj tani po bën thirrje që tre prej atyre që janë përfshirë në shpëtim, të cilët janë të gjithë emigrantë, t’u jepen letra zyrtare dhe strehim. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!