Heroinë me vlerë 2 mln dollarë, pranga shqiptarit në Zvicër

schedule18:50 - 7 Maj, 2018

schedule 18:50 - 7 Maj, 2018

14 kilogramë heroinë me vlerë mbi 2 milionë dollarë janë sekuestruar nga policia zvicerane, falë një hetimi të përbashkët me autoritetet gjermane. Në pranga përfunduan 3 persona, 1 shqiptar dhe 2 turq.

Autoritetet zvicerane sqaruan këtë të hënë se droga u sekuestrua në qytetin verilindor të Kreuzlingen, kantoni i Thurgau, që ndodhet në afërsi të Liqenit Konstancë, në kufi me Gjermaninë.

Gjatë një operacioni më të hershëm të zhvilluar në Nëntor, autoritetet kufitare sekuestruan 4 kilogramë heroinë në një makinë në pronësi të një 42-vjeçari turk nga Gjermania.

Në hetimin që pasoi mes autoriteteve policore zvicerane dhe atyre të Këlnit në Gjermani, në fund të Prillit u arrestua e një 48-vjeçar shqiptar dhe një tjetër turk, 43-vjeç, i cili kishte në pronësi një makinë në Zvicër.

Hetuesit gjetën 10 kilogramë heroinë brenda automjetit të tij, sasi e cila u sekuestrua.

Sipas mediave zvicerane, dy turqit janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, ndërsa për shqiptarin nuk jepen detaje të tjera./tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!