Dalin detaje të reja për heroinën e sekuestruar në Kapshticë nga policia greke. Sipas tyre ekzistojne prova të forta që droga i përket shoferit të autobusit Ilir Rustemi. Në banesën e 54 vjeçarit që u arrestua në flagrancë nga policia greke, policia e Korçës gjeti rreth 400 gr kanabis. Policia greke ka lënë të lirë shoferin e dytë dhe kamarierin e autobusit, të cilët u vunë në pranga bashkë me shoferin 54 vjeçar. Heroina e sekuestruar nga grekët, solli furtunë shkarkimesh në radhët e policisë kufitare të Kapshticës, si dhe shefit të hetimit të krimit në dr.e kufirit dhe migracionit Edmond Çela. Ky i fundit rezulton të jetë pronari i shoqërisë Metro, në autobusin e së cilës, u zbulua 2 kg heroinë. Ndaj Çelës SHCBA po vijon procedimin disiplinor. Operacioni antidrogë u zhvillua më 19 janar të këtij viti./abcnews.al