Heroi i Shkodrës/ Ankth për gjetjen e kapitenit, shkodranët krenarë për aktin sublim

schedule19:46 - 9 Korrik, 2025

schedule 19:46 - 9 Korrik, 2025

Ujërat e liqenit të Shkodrës, ku Arben Anamali punonte prej më shumë se një viti në shërbim të turistëve, të martën morën me vete një hero. Kapiteni shkodran i anijes turistike nuk e mendoi dy herë kur u hodh për të shpëtuar 5 turistë izraelitë, të cilët po rrezikonin të mbyteshin. Turistët dolën në breg, por kapiteni hero nuk doli i gjallë.

Kërkimet në liqen për trupin e pajetë të kapitenit vazhdojnë që nga dita e martë.

Shtëpia e 51 vjeçarit që ndodhet në lagjen Ndocaj të Shkodrës është kyçur.

Familjarë, të afërm, qytetare shkodranë e kushdo që ka dëgjuar për aktin e tij heroik ndjekin nga afër kërkimet për trupin e pajetë të tij.

Kapiteni Anamali, babai i dy fëmijëve vinte nga një familje e thjeshtë shkodrane, ku vendosi jetën e të tjerëve para asaj të vetës.

Një lajm që nuk tronditi vetëm Shkodrën, por, mbarë vendin.

Asim Kruja, komshi me të ndjerin, thotë për abc neës se janë rritur bashkë, dhe se do ta kujtoj gjithmonë si një njeri fisnik dhe punëtor.

51 vjeçari, kishte ndjekur gjurmët e të atit, i cili gjithashtu ishte mjeshtër i motorrave të barkave dhe skafeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!