Heroi 99-vjeçar: ”Nuk e kisha menduar kurrë se do të mblidhja 23.7 milion dollarë”

schedule11:14 - 18 Prill, 2020

schedule 11:14 - 18 Prill, 2020

Heroi aktual në Britaninë e Madhe është një veteran 99-vjeçar, që ia doli të mbledhë rreth $23.7 milionë për shëndetësinë angeleze (National Health Service), duke sfiduar veten.

Sfida e radhës për të ishte të përshkonte 4000 metra deri më 30 prill, ditëlindjen e tij të 100. Pavarësisht gjendjes së rënduar fizike, ja doli që qëllimin ta arrijë brenda datës 16 prill.

 

E gjitha filloi më 8 prill kur ai mendoi të jepte kontributin e tij, duke shpresuar se do të mblidhte 1000£ për shërbimin mjekësor në luftën kundër Covid-19 duke ecur në kopësht, por kur pa reagimin e njerëzve në llogarinë e hapur JustGiving, i moshuari mbeti pa fjalë, duke thënë se kurrë në jetën e tij s’kishte arritur të mblidhte një shumë të tillë.

Që prej 8 prillit, ai bënte çdo ditë rreth 400 metra, duke u kthyer në luftëtarin hero për të gjithë Anglinë.

 

“Jam i mahnitur nga kjo shumë parash, që kur i kthen në dollarë duken edhe më shumë. Për asnjë minutë nuk e kam menduar se do të mblidhja një shumë të tillë. E gjitha nisi me diçka simbolike. Mendoj se mjekësia jonë është e mirë, me mua janë sjellë shumë mirë.

Kisha kancer, jam operuar dhe më kanë trajtuar për mrekulli. Uroj që të gjithë njerëzit pa asnjë lloj dallimi të trajtohen me të njëjtën mirësi. Në këtë moment për këtë mirësi kanë më shumë ata që po luftojnë në frontin e parë!- u shpreh 99-vjeçari.

Gjesti i tij nuk i ka shpëtuar askujt. Vetë princ William u shpreh se ishte i frymëzuar nga historia e tij.

 

“Ai ka jetuar gjatë, di shumë gjëra dhe është burim frymëzimi dhe vendosmërie. Kushedi sa do të mbledhë deri në fund. Shpresoj që ta vazhdojë nismën e tij.”

Deri më tani, 976,000 njerëz kanë kontribuar në llogarinë e hapur prej tij./abcnews.al