Heroi 7-vjeçar që po lufton kundër kancerit mposht koronavirusin

schedule08:25 - 4 Maj, 2020

schedule 08:25 - 4 Maj, 2020

Prej pak kohësh Gavin Brennan, një djalë nga Massachusetts, ka festuar 7 vjetorin. Por vogëlushi ka pasur shumë vështirësi me shëndetin. Në janar ai është diagnostikuar me limfoma ( kancer limfatik që prek qelizat e gjakut) dhe pas pak muajsh , teksa gjendej në spital për kimeoterapinë ai ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kushtet e tij shëndetësore janë përkeqësuar pas një polmonie. Tani në një distancë prej pak muajsh. Gavin ka mposhtur koronavirusin, ka përfunduar kimeoterapinë dhe mund të kthehet në shtëpi me prindërit.

 

Gavin është kthyer në shtëpi në ditën e ditëlindjes së tij të 7, të hënën e shkuar. Ai është shoqëruar nga një varg makinash dhe nga shumë njerëz që e kanë përshëndetur nga dritaret. Ajo që ka pasur shenjat e para të koronavirusit ka qenë nëna e Gavin, April Brennan. Më pas edhe vogëlushi ka filluar të ketë pak temperature por nuk kishte simptoma të tjera.

Pas dy javësh, ai u përkeqësua: ’Ishim shumë të frikësuar. Dukej kaq e pabesueshme”, ka thënë April. Tani Gavin është shëruar nga koronavirusi dhe ka mbaruar kimeoterapinë. Prindërit e tij janë të pritje të rezultatit të kimeoterapisë kundër kancerit Ndërkohë ata janë shumë të lumtur dhe mirënjohës që janë sërish bashkë.

‘Nëse i kemi mbijetuar kësaj, mund t’i mbijetojmë gjithçkaje’, ka thënë mamaja e vogëlushit, edhe ajo e shëruar tashmë nga Covid-19./abcnews.al