Ukrainasit janë duke u vetëflijuar me qëllimin e vetëm që të mos lejojnë rusët që ta marrin lehtë vendin e tyre Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka publikuar foton e një inxhinieri ushtarak, i cili sipas tyre qendroi për të hedhur në erë një urë duke vrarë edhe vetën për të mos lejuar kalimin e forcave ruse nga Krimea në pjesën veriore të vendit.
Vitaly Vladimirovich Skakun doli vullnetar për të hedhur urën në erë dhe nuk lëvizi prej aty deri në përfundimin e misionit.
Ndiqeni LIVE të gjitha zhvillimet e sotme mbi luftën në Ukrainë
“Skakun, një inxhinier i batalionit special, doli vullnetar për këtë detyrë. Ura është minuar, por ai nuk ka arritur të shpëtojë. Vitaly u kontaktua dhe tha se do të hidhte në erë urën. Menjëherë është dëgjuar një shpërthim. Vëllai ynë vdiq. Vepra e tij heroike ngadalësoi ndjeshëm përparimin e armikut, gjë që i mundësoi njësisë të ridislokohej dhe të organizonte mbrojtjen”, njoftoi ushtria.
Lexo edhe: VIDEO/ Ukrainasit armatosin popullsinë, ish-presidenti del me kallash në duar
Komanda e Marinës do t’i drejtohet Komandës Supreme për dhënien e çmimit shtetëror marinarit Vitaly Skakun.
“Okupatorë rusë, dijeni se vendi do t’ju digjet nën këmbë! Ne do të luftojmë sa jemi gjallë! Dhe sa jemi gjallë, do të luftojmë!”, thuhet në deklaratë. /abcnews.al