“Herës tjetër i fusin plumb ekranit te VAR-it”, Artan Hoxha denoncon dhunën në Dinamo-Laçi (VIDEO)

schedule23:13 - 17 Shtator, 2021

schedule 23:13 - 17 Shtator, 2021

Gjatë përfundimit të ndeshjes Dinamo-Laçi e cila përfundoi 1-1 ka pasur një incident në fund të takimit.

Disa tifozë të Laçit konetstuan arbitrin duke tentuar të hyjnë në fushë por që më pas u ndalën nga forcat e sigurisë.

Gazetari i ABC News, Artan Hoxha në një postim në rrjetet sociale ka paralajmëruar dhunën që sipas tij mund të përshkallzohej.

Postimi i plotë:

VAR-I ne kushtet e Superliges shqiptare.

Gjate ndeshjes Dinamo vs Laçi, ne momentin e golit te barazimit te Lacit, VAR dyshon per pozicion jashte loje, dhe i kerkon kryesorit te shikoje vete pamjet.

Arbitri pasi u “konsultua” me “ekspertet”, e pa te udhes te kthehej shendoshe e mire si kokrra e molles ne shtepi…

Ne fund te fundit nje gol eshte edhe pse Dinamo me protokoll eshte skuader pritese…

Nuk po them per lojtaret dhe stafin e Dinamos, qe i kercenuan me çfare u permban pragu…

Si fillim nuk eshte keq, gjyqtari dhe stafi Dinamos shpetuan vetem me nje “paralajmerim”, por heren tjeter keta tipat, fare mund te kapercejne gardhin dhe ti fusin nje plumb ekranit te VAR-it…..