“Herë me drita, herë pa drita”, banorët e Finiqit: Kemi qendër shëndetësore, por jo mjekë

schedule17:19 - 10 Prill, 2022

schedule 17:19 - 10 Prill, 2022

70 banorë të fshatit Ardhasovë në Finiq jetojnë në kushte të vështira. Energjia elektrike u ndërpritet shpesh. Në çezmat e tyre në pjesën më të madhe të kohës uji mungon. Çifti i bashkëshortëve Stamato thonë se prej vitesh në këtë fshat nuk investohet.

“Neve na mungojnë uji, nuk i kemi kushtet siç duhet, herë na vjen herë jo. Edhe dritat po ashtu. Shumë herë ndërpritet enegjia, sa fillon shiu. Linjat janë shumë të vjetra, janë të vjetëruara. Me dritat kemi problem, instalimet janë që në sistemin komunist. Kanë thënë do bëjnë një nën stacion, mirëpo akoma.”

Ndryshe nga shumë fshatra të tjerë në Ardhasovë ka qendër shëndetësore, por shërbimin mjekësor, s’ka kush tua japë.

“Kemi qendër shëndetësor, por na mungojnë mjekët, infermieria vjen nga fshati tjetër. Do marr na i makinë e do iki në Sarandë.”

Fëmijët e të moshuarve që kanë emigruan janë të vetmit që janë kujtuar të kryejnë investime në fshat. Disa vite më parë ata kanë dhënë para për të rehabilituar rrugën./abcnews.al/