Hera e tretë e Von der Leyen në Kiev që nga fillimi i luftës, Zelensky i jep çmimin e lartë

schedule12:47 - 15 Shtator, 2022

schedule 12:47 - 15 Shtator, 2022

Për të tretën herë që nga fillimi i pushtimit,  kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka vizituar Ukrainën.

“Në Kiev, për vizitën time të tretë që nga fillimi i luftës. Kaq shumë ka ndryshuar. Ukraina është tani një kandidate për në BE. Unë do të diskutoj me Volodymyr Zelensky dhe Denis Smichal se si do të vazhdojmë të bashkëpunojnë për ekonomitë dhe popujt tanë ndërsa Ukraina po shkon drejt anëtarësimit.”

Në kuadër të takimit të saj me presidentin ukrainas, Presidentja e Komisionit mori Çmimin e  Klasit të Parë të Urdhrit të Jaroslav i Urti.

Siç ka theksuar, ajo e ka pranuar çmimin në emër të qytetarëve të Bashkimit Europian.

/abcnews.al