Hera e parë pas 80 vitesh, “Mbretëresha” lëshon “përbindëshat” e ajrit mbi Mesdhe

schedule11:34 - 23 Qershor, 2021

schedule 11:34 - 23 Qershor, 2021

Nga Brad Lendon, CNN

Avionët luftarakë të marinës amerikane u ngritën nga një aeroplanmbajtëse britanike për misionet e tyre në Lindjen e Mesme, hera e parë që avionët luftarakë amerikanë ndërmarrin misione nga një anije luftarake e huaj që nga Lufta e Dytë Botërore, tha Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në një deklaratë të martën.

Misionet kundër ISIS shënuan gjithashtu “betejën” e parë për aeroplanmbajtësin e Britanisë “Mbretëresha Elizabeth”, anijen më të madhe që Flota Mbretërore ka pasur ndonjëherë në det, dhe veprimin e parë luftarak për një aeroplanmbajtës britanik në një dekadë, raporton abcnews.al

Kapiteni James Blackmore tha se hera e fundit që avionët amerikane kanë fluturuar për misione luftarake nga një aeroplanmbajtëse e huaj ka qenë në 1943, kur u dërguan në jug të Paqësorit po me një aeroplanmbajtëse britanike, HMS Victorius.

Avionëve amerikanë F-35B, që veprojnë kundër ISIS u bashkuan edhe ata britanikë në mbështetje të operacionit anglez Shader dhe atij amerikan, Inherent Resolve.

 

Ne total, 18 F-35B janë transportuar në bordin e Queen Elizabeth-es 65,000 tonëshe, numri më i madh i avionëve te avancuar luftarakë të vendosur ndonjëherë në një anije. F-35B të krijuara nga SHBA-të janë avionë mund të ulen vertikalisht, duke u mundësuar atyre që të qëndrojnë  në anije luftarake më të vogla, raporton abcnews.al

“Ky është një moment historik, duke u dhënë siguri  aleatëve  tanë dhe duke demonstruar fuqinë ajrore të frikshme të Mbretërisë së Bashkuar për kundërshtarët tanë,” tha sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace .

“Mbretëresha Elizabeth” është duke udhëhequr  “Carrier Strike Group 21” të Greqisë, e cila është në një mision prej shtatë muajsh, dhe pritet të shkojë në Japoni dhe Korenë e Jugut përmes Detit të Kinës Jugore.

 

“Carrier strike group 21” pritet të kalojë në  40 vende gjatë  udhëtimit  përmes Detit Mesdhe dhe Oqeanit Indian në rrugën për në Paqësor.

“Deri më sot ne kemi treguar ndikimin diplomatik në emër të Mbretërisë së Bashkuar përmes një sërë stërvitjesh dhe angazhimesh me partnerët tanë – tani ne jemi gati të tregojmë fuqinë tonë ajrore kundër një armiku të përbashkët,” tha komandanti Steve Moorhouse .

“Përfshirja e “Mbretëreshës Elizabeth” në këtë fushatë gjithashtu dërgon një mesazh më të gjerë. Kjo demonstron shpejtësinë me të cilën një aeroplanmbajtës i udhëhequr nga MB mund të tregojë  fuqinë luftarake në çdo operacion, kudo në botë, duke i ofruar qeverisë britanike dhe aleatëve të saj, zgjedhjen e vërtetë ushtarake dhe politike “, tha Moorehouse.

Blackmore tha se ky ishte misioni i parë që nga misionet e Britanisë së Madhe në Libi në 2011 gjatë një ndërhyrje të udhëhequr nga NATO në luftën civile të vendit. Ministria Britanike e Mbrojtjes e ka cilësuar  “Carrier strike group 21” si “misionin  më të madh të fuqisë detare dhe ajrore të Mbretërisë së Bashkuar në një brez”.

Anijet luftarake të SHBA-së dhe Holandës janë gjithashtu pjesë e flotiljes./abcnews.al