Çifti i njohur, Beyonce dhe Jay Z janë emëruar në listën e ngushtë në kategorinë “Kënga më e mirë origjinale”, në 94-vjetorin e ndarjes së Çmimeve Oscar.
Nëse Beyonce dhe Jay-Z nominohen, do të jetë hera e parë në historinë e Oscar që një çift i martuar do të përballen me njëri-tjetrin në të njëjtën kategori.
Lista e 15 pretendentëve, e cila u shpall më 21 dhjetor, përfshin këngën “Be Alive” të Beyonce, kolonë zanore e “King Richard” dhe “Guns Go Bang”, bashkëpunimi i Jay Z me Kid Cudi, kolonë zanore e The Harder They Fall.
Votimi për nominimet do të bëhet nga data 27 janar deri më 1 shkurt dhe fansat do të shohin nëse Beyoncé e Jay-Z do të bëjnë historinë kur të shpallen kandidatët më 8 shkurt./abcnew.al