Në bilancin e fundit të bërë nga policia rrugore janë vënë në pranga 68 drejtues makine.
Policia Rrugore bën me dije se nga të arrestuarit 33 janë vënë në pranga për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Ndër të tjera policia sqaron se janë pezulluar 398 leje drejtimi, nga të cilat 298 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 84 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe 16 për shkelje të tjera.
Njoftimi i plotë:
Policia Rrugore intensifikon kontrollet duke përdorur mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
Në zbatim të detyrave të caktuara në Planin Operacional “Respekto rregullat, shpëto jetë”, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka intensifikuar kontrollet parandaluese në zonat me risk të lartë për ngjarjet rrugore me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, me fokus shkeljet dhe mjetet që janë rrezik potencial për t’u përfshirë në këto ngjarje rrugore.
Nga kontrollet e dedikuara në rrugët urbane dhe interurbane në të gjithë vendin, përgjatë një jave janë arrestuar në flagrancë 68 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 33 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur;
?Janë pezulluar 398 leje drejtimi, nga të cilat 298 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 84 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe 16 për shkelje të tjera;
?Janë ndëshkuar me masë administrative 5585 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht:
2458 për parakalime të gabuara, 1444 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 590 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 512 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, 581 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë etj.
? Janë ndëshkuar me masë administrative 678 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve./abcnews.al