Heqja e titullit për Surroin, Gjici: Nuk ishte nismë e këshillit bashkiak Kukës, tani e ka në dorë Prefekti

schedule17:34 - 27 Nëntor, 2020

schedule 17:34 - 27 Nëntor, 2020

Heqja e titullit “Qytetar Nderi” i Kukësit për Veton Surroin ka hapur një debat të ri politik në Shqipëri. Pas vendimit që sot mori Këshilli i Qarkut Kukës, kryeministri Edi Rama e cilësoi si lajthitje kolektive.

Ndërkohë që kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka reaguar menjëherë duke sqaruar pozicionin e tij. Ai thotë se ky ishte një projekt -vendim i Këshillit të Qarkut Kukës dhe jo i këshillit Bashkiak Kukës.

Reagim i Detyruar! Nisur nga shumë lajme nga media dhe portalet për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit ,duhet sqaruar se ky është një projekt -vendim i Këshillit të Qarkut Kukës dhe jo i këshillit Bashkiak Kukës. Ky projekt -vendim kolegjial i marrë nga Këshilli i Qarkut ,merr formë nëse do konfirmohet nga Prefekti i Qarkut sipas bazës Ligjore” shkruan ai.

Por cfarë mendon Gjici për vendimin? Sot në mbledhjen e këshillit ai ishte pro një nisme të tillë. Madje e argumentoi kështu “Ai po bën fushatë politike, mediatike kundra ushtarëve dhe ne nuk mund ta pranojmë këtë ‘Nder i Qarkut. Çfarë deri është ku? Duhet ta heqim sot dhe le të shkojë ta çojë në gjykatë” u shpreh Gjici./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!