Heqja e tabelave në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, analisti: Provokim nga partitë në pushtet. Raste të tilla do të shtohen

schedule16:34 - 16 Shtator, 2024

schedule 16:34 - 16 Shtator, 2024

Analisti në Shkup, Blerim Hyseni thotë se heqja e tabelave në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut është një provokim nga ana e qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, analisti tha se provokime të tilla do të shtohen edhe më tepër.

Sipas tij, duhet të ketë një reagim nga partitë shqiptare atje. Analisti përmendi gjithashtu se qeveria në pushtet në Maqedoninë e Veriut ka hapur tashmë probleme edhe me Greqinë dhe me Bullgarinë.

“Së pari, mendoj se këto provokime vijnë nga partitë në pushtet, të cilat për ta vërtetutar tezën e tij Mickoski se Fronti Evropian do të ketë tendenca për të destabilizuar vendin ndërkohë që pohimet e tij s’po dalin të vërteta dhe qëllimi është që nëpërmjet provokimeve të kësaj natyre, se gjoja dikush po stabilizon Maqedoninë e Veriut. Sigurisht MV mund të stabilizohet por e thonë dhe përfaqësues të vendit dhe ndërkombëtarë për shkak se provokimet e tyre ngjallin tek shqiptarët emocion të veçantë sa i përket respektimit të gjuhës shqipe por ajo që është përtej kësaj, mendoj se shqiptarët e kanë kuptuar se ky pushtet tenton të prekë palcën e shqiptarëve këtu, marrëveshjen paqësore të Ohrit, e arritur pas një konflikti ndëretnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe garantuesi i kësaj marrëveshje janë faktorët ndërkombëtar, BE dhe SHBA. Provokime të tilla nga partitë në pushtet vijnë për shkak të dështimeve në 100 ditëshin e saj në aspekt të politikave të saj euro integruese dhe ligjzbatuese në vend, për shkak se premtimet e tyre ishin të mëdha. VMRO-DPMNE zgjodhi koalicion më të përshtatshëm për bashkëqeverisje ndonëse kishin shumicë dërrmuese për të formuar qeverinë por nuk respektuan parimin e vendosur fituesi me fituesin dhe në anën tjetër, subjekti politik nga viti 2001 e këtej s’ka qenë më dobët dhe më pak që ka ngritur zërin kundrejt padrejtësive të shqiptarëve. Mendoj se këto padrejtësi do të vazhdojnë për shkak se qeveria e Mickoskit ka hapur problemet me Greqinë, me Bullgarinë, dhe si shembull marrim vizitën e fundit të presidentes në Bullgari ku pritet pa flamur shtetëror. Raste të tilla nuk kalon ditë pa ndodhur ndonjë skandal apo provokim që prek thelbin e qenies etnike shqiptare këtu. Për fat të keq kjo nuk bëhet tendencë nga paritë politike shqiptare për t’i zgjidhur çështjet por merren me Frontin Evropian, duke e akuzuar si fajtor.”, u shpreh ai./abcnews.al