Heqja e ligjit të luftës me Greqinë/ Projektrezoluta e PDIU votohet në Kuvend më 18 korrik

schedule12:12 - 9 Korrik, 2024

schedule 12:12 - 9 Korrik, 2024

Parlamenti nuk do të humb kohë për ti kërkuar Greqisë aborgimin e luftës që ekziston prej 84 vitesh mes dy vendeve tona.

Maxhoranca dhe opozita mbështetën grupin e deputetëve të PDIU-së, që të enjten e shkuar publikuan një draft deklaratë, që do të diskutohet dhe miratohet në seancën e 18 korrikut.

Të enjten e javës tjetër draft/deklarata që kërkon aborgimin e ligjit të luftës, do i kushtohet një hapësirë kohore për disktuim apo shprehjen e qëndrimeve të secilit grup, mbi nevojën që ai ligj të shfuqëzohet dhe marrëdhëniet e mira mes dy vaendeve të thellohen edhe më shumë.

Drafti i PDIU-së, pas shumë qëndimesh të shprehura edhe më parë, kërkon prej parlamentit shqiptar, anagazhim me parlamentin grek, që një ligj të tillë të mos ekzistojë më.

Në funksion të kësaj parashikohet ngritja e një grupi pune që në objekt të tij do të jetë aborgimin e ligjit të luftës dhe trajtimi të çdo problematike tjetër që ekziston ende mes dy vendeve.