Administrata e presidentit Biden ka bërë me dije se grupe të ndryshëm ekspertësh nga Kanadaja, Meksika, Bashkimi Evropian dhe Britania po punojnë për të përcaktuar një herë e mirë rifillimin e sigurtë të udhëtimeve pas 15 muajsh bllokime pandemike.
Mediat e huaja bëjnë me dije se një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, ka theksuar se adiministrata nuk do të lëvizë shpejt për të hequr urdhërat që ndalojnë njerëzit nga pjesa më e madhe e botës të hyjnë në Shtetet e Bashkuara për shkak të kohës që do të duhet që grupet të bëjnë punën e tyre.
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë ka informuar linjat ajrore dhe të tjerët në industrinë e udhëtimeve rreth grupeve.
“Ne shpresojmë se këto grupe pune ekspertësh të na ndihmojnë të përdorim ekspertizën tonë kolektive për të hartuar një rrugë përpara, me një qëllim të rihapjes së udhëtimeve ndërkombëtare me partnerët tanë kryesorë kur përcaktohet se është e sigurt të bëhet kështu,”, ka thënë zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.
Grupet do të drejtohen nga Ekipi i Përgjigjes COVID i Shtëpisë së Bardhë dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe përfshijnë Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) dhe agjencitë e tjera të SHBA.
Ndërkohë një ditë më parë CDC ka theksuar se po lehtësonte rekomandimet e udhëtimit në 110 vende dhe territore, duke përfshirë Kanadanë, Meksikën, Japoninë, Afrikën e Jugut dhe Iranin, por ka refuzuar të heqë çdo kufizim të udhëtimit COVID-19.
Drejtori i CDC Rochelle Ëalensky tha se kufizimet e udhëtimit në ShBA që janë në fuqi që nga viti 2020, do i nënshtrohen një bisede ndërinstitucionale dhe po shikohen të dhënat në kohë reale për të bërë një raport të plotë në lidhje me këtë. e.su./abcnews.al