Heqja e barrikadave në veri të Kosovës, SHBA: Progres, për 2 javë kufiri normalizohet

schedule18:14 - 2 Tetor, 2021

schedule 18:14 - 2 Tetor, 2021

Pasi marrëveshja Kosovë-Serbi për reciprocitetin e targave ka filluar të zbatohet, ka reaguar ushtruesi i detyrës së ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, i cili thotë se të dyja vendet kanë bërë progres në zgjidhjen e këtij tensioni të nisur prej 13 ditësh.

Përmes Twitter-it, Giacobbe ka deklaruar  se forcat e KFOR-it në pika kufitare janë aty përkohësisht dhe se presin që brenda 2 javësh funksionimi i kufirit të kthehet në normalitet. Tashmë siç nënvizon Giacobbe, është koha që të ecet përpara dhe të ketë riangazhim në dialogun mes Kosovës e Serbisë

“Progres i mirë nga Kosova dhe Serbia që po implementojnë në kufi marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja. Prezenca e KFOR-it është e përkohshme, për dy javë ne presim që funksionimi i kufirit të kthehet në normalitet. Koha që të ecet përpara dhe të ketë riangazhim të përkushtuar në dialog”, thuhet në reagim.

Lexo edhe; Rezultatet e marrëveshjes së Brukselit, Njësia Speciale fillon tërheqjen, veriu i Kosovës drejt normalitetit

Sot janë zhbllokuar rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare në veri, Jarinë dhe Bërnja, ku është kthyer qarkullimi i lirë i automjeteve. Me largimin e kamionit të fundit dhe tendave, edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është larguar nga pjesa veriore e Kosovës, duke ia lënë në dorë situatën forcave të KFOR-it.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!