Moderatorja e njohur Bora Zemani është një nga vajzat më të komentuara të ekranit këto kohë.
Së fundmi, ajo tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale me look-un e ri, ku u shfaq me gërsheta të gjatë, të cilët i kishte bërë në ngjyra të ndryshme.
Pamja e saj u pëlqye shumë dhe gërshetat u kthyen në trendin e kësaj vere, por së fundmi ka vendosur të ndryshojë sërish look.
Pasi ka hequr gërshetat e gjatë, moderatorja i është kthyer pamjes së saj natyrale me flokët e shkurtër, por duke shtuar baluket për dallim nga herët e tjera.
“Me baluke”, shkruan ajo krahas videos së publikuar./abcnews.al