Nga Ema Shazivari
Edhe pse nuk ka asnjë rast të konfirmuar të hepatit akut në vendin tonë, prindërit kanë shfaqur shqetësim kur kanë mësuar për të.
Mjekja pediatre në qendrën shëndetësore Nr.9 në Tiranë Anila Sevdari thotë se virozat që janë të përhapura aktualisht, mund të ngjajnë me simptomat fillestare të këtij hepatiti.
Dhe pse ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar, ministria ka shpërndarë protokollet e duhura për hepatitin akut tek fëmijët. Mjekët thonë se këto simptoma janë të ngjashme me shumë viroza të traktin gastrointensinal. Prandaj që këshilla kryesore e mjekëve për prindërit, është që të mos neglizhojnë asnjë simptomë. /abcnews.al/