Mes kandidatëve për rolin e trajnerit të Shteteve të Bashkuara është edhe Thierry Henry, një pozicion veçanërisht i lakmuar duke qenë se Botërori 2026 do të zhvillohet në këtë vend.
“A do ta vendos emrin tim në listën e kërkesave për trajner te SHBA? Është një temë delikate, duhet diskutuar. Roberto Martinez pranoi ofertën e Portugalisë dhe unë nuk do ta ndjek më atë. Nuk dua të jem më i dyti, një ndihmës trajner.
Sigurisht që kam një respekt të madh për të, ai më dha një mundësi kur askush nuk e bëri, por do të doja që unë të kisha përsëri mundësinë time”, është shprehur legjenda franceze./ h.ll/abcnews.al