Thierry Henry është një nga legjendat e Arsenalit. Francezi kaloi kulmin e karrierës atje dhe është tifoz i thekur me Arsenalin. Ish-sulmuesi është pyetur së fundmi në lidhje me dëshirën për të qenë një ditë trajner i Arsenalit.
Përgjigja e tij është e qartë. Ish-trajner i Monaco dhe Montreal Impact shprehet se është thuajse e pamundur të arrijë të bëhet trajner i “Topçinjve”, por te Arsenal do punonte edhe si kopshtar apo magazinier.
“Nëse pyesni një tifoz të Arsenalit nëse dëshiron të trajnojë Arsenalin, ai thotë ‘po’, por mendoj se por mua ai vend është utopi. Por po të më pyesni nëse dëshiroj të bëhem trajner i tyre, them ‘po’.
Nëse më pyesni nëse dua që një ditë jem magazinier i Arsenalit, them ‘po’. Nëse më pyesni nëse një ditë do dua të jem kopshtar në ‘Emirates Stadium’, them ‘po’”, shprehet Henry. /abcnews.al