Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Henry Kissinger në Kinë, takohet me presidentin Xi Jinping

schedule11:14 - 20 Korrik, 2023

schedule 11:14 - 20 Korrik, 2023

Presidenti kinez, Xi Jinping u takua me ish-sekretarin amerikan të shtetit, Henry Kissinger në Pekin. Transmetuesi shtetëror CCTV e raporton këtë pa dhënë detaje të mëtejshme. Kissinger u takua edhe me kryediplomatin, Wang Jiemei dhe ministrin e Mbrojtjes, Li Shangfu.

Kissinger shërbeu si Sekretar i Shtetit dhe Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në administratat e presidentëve Richard Nixon dhe Gerald Ford dhe luajti një rol kyç diplomatik në normalizimin e marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Pekinit në vitet 1970.

Uashingtoni tha se ishte i informuar për udhëtimin e Kissinger në Kinë por shtoi se nuk po vepronte në emër të qeverisë amerikane. Kissinger ka vizituar rregullisht Kinën që nga largimi i detyrës./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!