Hennessey Venom 800, një “përbindësh” i vërtetë

schedule14:54 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 14:54 - 8 Dhjetor, 2020

Hennessey Performance ka prezantuar versionin më të fuqishëm të makinës Ford F-150, të quajtur Venom 800 Supercharged. Pas modifikimeve, makina do të ketë një motor 5 litërsh V8 të pajisur me një super-karikues 3.0-litër më të madh se motorët e disa makinave.

Hennessey thotë se makina mund të arrijë në 96 km /orë në vetëm 3.6 sekonda dhe kjo është thjesht e pabesueshme duke pasur parasysh madhësinë e këtij automjeti. Ndërsa shpejtësia maksimale është 186 km / orë.

Hennessey Venom 800 Supercharged do të jetë i kufizuar në vetëm 100 njësi. Përmirësimet vizuale përfshijnë një grilë të veçantë, dritat LED dhe simbolin e jashtëm. Modeli i ri ka një çmim prej 149,500 dollarë si dhe gjithashtu vjen me një garanci tre-vjeçare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!