Hëngri specat më djegës në botë, kanadezi thyen rekordin botëror Guinness

schedule12:33 - 29 Janar, 2021

schedule 12:33 - 29 Janar, 2021

Një burrë kanadez që dashuron ushqimin pikant, ka thyer rekordin botëror Guinness. Ai ka ngrënë tre speca djegës Carolina, të njohura si specat më djegës në botë në më pak se 10 sekonda.

Organizata që mban shënime të rekordeve tha se rregullat kërkonin që çdo spec të peshonte të paktën pesë gramë.

Jack-ut po ashtu i është dashur që të dëshmonte certifikatën që dëshmon se specat djegës që ai hëngri ishin të llojit ‘Carolina’./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!