“Hëngri pambuk për t’u dobësuar”, mjekja tregon rastin e pazakontë të vajzës që përfundoi në spital

schedule09:47 - 9 Maj, 2022

schedule 09:47 - 9 Maj, 2022

Mjekja nutricioniste, Albana Daka foli këtë të hënë në rubrikën “Abc e shëndetit” në emisionin e mëngjesit për rreziqet nga të cilat përballemi kur ndërmarrim dieta të shpejta dhe të pamonitoruara. Doktoresha tha se mbipesha klasifikohet si sëmundje dhe duhet të trajtohet nga mjeku.

Nutricionistja vuri në pah rreziqet me të cilat përballemi nëse e trajtojmë veten duke ndjekur dieta që mund t’i lexojmë në internet. Sipas saj, në këtë mënyrë mund t’i shkaktojmë organizmit më shumë dëme sesa të mira. Mjekja rrëfeu dy raste të të rinjve që kishin përfunduar në spital.

Njëri kishte të bënte me një vajzë që kishte konsumuar topa pambuku pas disa videove që kishte parë në internet. “Ishte një djalë i ri që bënte një regjim drastik dhe monitorohej nga një jo profesionist. Mbante një regjim të tillë, pa lëngje dhe me procedura të tej zgjatura të saunave çdo ditë.

Organizmi ynë ka mbi 70 përqind lëngje dhe nëse i heqim në mënyrë drastike, do të bjerë. Ky person kishte prej 10 ditësh që merrte pak lëngje dhe me seancat e saunës kaloi në hemodializë sepse bëri bllokim të veshkave. Nëse do të kishte vazhduar do të humbiste dhe veshkat.

Një rast tjetër është një vajzë që kishte parë disa video të modeleve që merrnin topa pambuku që të ulej volumi i stomakut. Hanin pambuk në formë topash, ulje volumi i stomakut dhe konsumonin më pak. Ajo e kishte bërë për disa ditë këtë gjë dhe vjen me ankesën se kishte vështirësi jashtë.

Tha që prej disa javësh konsumoj pambuk sepse kam presionin e shoqërisë. Nuk ishte mbipeshë. Fijet e pambukut ngjiteshin në muret e stomakut dhe zvogëlohej më shumë hapësira ku kalonin materialet ushqimore. Iu nënshtrua ndërhyrjes për të pastruar traktin tretës.”, tha Dr. Albana.

Mjekja theksoi se para se të nisin një dietë drastike duhet të kryhen kontrollet e duhura. “Që të kalojmë në një peshë normale dhe për të pasur një organizëm të shëndetshëm duhet të menaxhojmë stilin e jetës, aktivitetin fizik dhe të drejtohemi të mjeku. Nuk mund të shikojmë video në Youtube apo reklama në internet.

Organizmi mësohet gradualisht me rënien në peshë. Rënia vjen në varësi të peshës. Nëse jemi 10 apo 105 kg, është normale që të biem 7-8 kg në muaj.”, tha mjekja. Mjekja shpjegoi më tej se si të bini në peshë në mënyrë të shëndetshme.

Cilat janë ushqimet që duhet të shmangni dhe cilat janë ata që duhet të konsumoni? Dr. Albana i shpjegon me detaje ndaj ndiqni videon e mëposhtme. 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!