“Helvetët” gjykojnë “Kuqezinjtë”, UEFA cakton arbitrin e sfidës Shqipëri-Çeki

schedule21:36 - 13 Nëntor, 2024

schedule 21:36 - 13 Nëntor, 2024

Jemi në garë për vendin e parë të Grupit B1 në Nations League dhe përballje e radhës është goxha vendimtare.

Kombëtarja “Kuqezi” pret mbrëmjen e së shtunës në “Air Albania”, Çekinë në përballjen e vlefshme për xhiron e katërt të fazës në grupe, të këtij kompeticioni dhe këtë të mërkure, UEFA ka përcaktuar edhe trupën gjykuese për këtë sfidë.

Të gjithë janë zviceranë, me “helvetin” Sandro Scharer, i cili udhëheq sfidën nga mesi e fushës, ndërsa ndërsa asistentët e tij do të jenë Stephane De Almeida dhe Jonas Erni, nga krahët e fushës, si dhe Johannes von Mandach, si gjyqtar i katërt.

Sa i përket karrierës së Scharer, 36-vjeçari nuk ka gjykuar asnjëherë Shqipërinë, si arbitër kryesor, megjitha ka qënë arbitër i katërt në barazimin 2-2, që “Kuqezinjtë” tanë regjistruan ndaj Kroacisë, në fazën e gruepve të Kampionatit Evropian të futbollit, “Euro 2024”, që u zhvillua gjatë muajve qershor e korrik. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!