Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Marjana Çmetën, 21 vjeçaren e akuzuar për vrasjen e vjehrrës së saj, Lirie Lami.
Për tre të arrestuarit e tjerë për moskallëzim të këtij krimi, hoxha Hysen Shehu, bashkëshorti i viktimës, Agim Lami dhe Arben Saliun, Apeli vendosi lirimin nga qelia. Hetimi ndaj tyre do të vijojë në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.
Ngjarja e ndodhur në prill të vitit 2017 u konsiderua fillimisht si vdekje natyrale.
Krimi u zbardh një vit më vonë, pasi nusja e re rrefu krimin tek hoxha Hysen Shehu. Ai e regjistroi në video këtë rrëfim, material që tashmë ndodhet në duart e prokurorëve të Krimeve të Rënda./abcnews.al