Helmimi në Krujë, banorët: Bashkinë harroje, nuk shtyhet kështu, e bleva ujin

schedule09:37 - 30 Tetor, 2021

schedule 09:37 - 30 Tetor, 2021

Situata duket se është normalizuar në Krujë pas fluksit prej disa ditësh radhazi në spital për shkak të helmimit nga uji. Në spital janë paraqitur vetëm gjashtë raste. Nuk ka asnjë qytetar të shtruar.

Pjesa më e madhe e qytetit është furnizuar me ujë mbrëmjen e djeshme dhe sot në mëngjes, por jo për t’u pirë. Institucionet e pushtetit vendor në Krujë janë në pritje të përgjigjes nga autoritetet për të dhënë urdhrin nëse uji duhet të pihet. Në një pjesë të qytetit vijon ndarja e ujit me autobotë ose qytetarët u drejtohen dyqaneve për ta blerë.

Njëri prej tyre u shpreh se bashkia në lagjen e tij nuk ka sjellë autobote. “E bleva për Zotin. 4 mijë lekë. Jemi të detyruar ta blejmë. Bashkia nuk ka sjellë autobote, harroje. Uji që erdhi në çezme, erdhi të paktën me larë rrobat, ishalla po pastrohet. Nuk shtyhet kështu. Jam vetë i gjashtë, uji duhet, kam shpenzuar” tha ai.

Me ujin e pijshëm e kemi shumë keq, shumë problem. Nuk e di se cfarë do të bëhet.  Na ka sjellë bashkia. Ujin për të pirë e kemi blerë” u shpreh një tjetër banor për gazetarin e “ABC”-së Ahmet Zani. Për situatën e krijuar shumë banorë të Krujës sot kanë lajmëruar protestë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!