Helmimi në Bulqizë, ISHP: Dyshojmë që shkak të jetë uji i pijshëm

schedule13:00 - 6 Maj, 2019

schedule 13:00 - 6 Maj, 2019

Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje banorëve të Bulqizës të mos konsumojnë ujë nga rrjeti pas ai mund të jetë i kontaminuar. Përgjigjet e analizave të personave të helmuar ende nuk kanë dalë, por dyshimet e specialistëve bien mbi ujin.

“Në total janë 82 raste, është rritje e lartë e rasteve për një periudhë të shkurtër kohe, tregon që shkak të jetë uji, që ka shkaktuar këtë epidemi. Akoma nuk kemi një përgjigje të analizave deri nesh në mëngjes do kemi përgjigje të saktë. Raste të rënda nuk kemi pasur. Për momentin kemi udhëzuar që uji të mos konsumohet dhe numri i rasteve është ulur shumë”. /abcnews.al